Revista Forbes vlerëson restorantin Romerino të shqiptarit në New York City

Diaspora

Revista Forbes vlerëson restorantin Romerino të shqiptarit në New York City

Nga: Beqir SINA New York City Më: 29 shtator 2022 Në ora: 18:55
Restoranti Romerino i shqiptarit në New York City

NEW YORK CITY : Revista prestigjoze amerikane Forbes javën e kaluar, shkroi përsëri diçka të mirë për bizneset shqiptare të njujorkut, në të cilin bëhet fjalë për restorantin e ri të hapur në zemër të qytetit me emrin  “Ramerino Prime Italian » i cili është restoranti më i ri i biznesmenit shkodran në SHBA, Zamirë (Sammy) Vejuka - Gashi.

Forbes, në këtë shkrim përmend me fjalë të mira edhe komunitetin shqiptar për të cilët ajo shkruan se për shqiptarët Amerika është bërë vendi i mundësive të mëdha..

Këtë artikull e ka shkruar një nga yjet e gazetarisë njujorkeze, i shquar në këtë fushë që ai e mbulon prej vitesh, është John Mariani, autor i shkrimit të revistës prestigjoze Forbes - i njohur sidomos përsa i përket shkrimeve të tij - në seksionin e kulinarisë dhe industrisë së turizmit në metropolin e botës , New York City. 

Prestigjozja “Revista Forbes” me këtë artikull i ka dhënë vemendje të veçantë restorantit të shqiptaro-amerikanit Zamirë Vejuka, i cili është  pronar i disa restoranteve të hapura këto për dy dekada të vendosur në disa prej hoteleve më të famshëm në New York City. 

Zamiri erdhi në Amerikë në 1996 dhe i hyri këtij lloj biznesi me restorantet në hotelet e qytetit New York , mbasi ai punojë për gjashtë vjet si kamarier në disa nga këto restorante të njohura në zonën e poshtme të qytetit.

Revista Forbes shkruan për restorantin  më të ri të tij i cili është hapur në një nga kohët më të vështira për të bërë biznes në NYC, pikërisht në kohën kur çdo biznesmen dotë “tmerrohej” të bëntë biznes të ri, mbas asaj mbylljes totale qytetit nga masat e marra ndaj pandemisë Covid-19. 

Kohë, që njerëzit madje filluan ta “braktisin” qytetin dhe nisën të largoheshin nga qyteti - aqsa New Yorku, dukej i « vdekur », por ja që do të ishte edhe  një ide dhe një guxim shqiptari, i cili mund të sakrifonte kaq shumë për të hapur një restorant në një qytet krejtësisht të boshatisur .

Suksesi,  shkruan Frobes ishte aq i madh saqë Ramerino Prime Italian tani që qyteti është hapur dhe i është rikthyer vitalizimit të tij - ky restorant është bërë nga më të frekuentuarit ose vendi  ku shërbehet me ushqime të shijshme dhe me shumë klasë, i cili ka pjesë të këtij restoranti edhe një “Rooftop and Bar” me 150 vende, që do ta kishte zili çdo restorant tjetër.

Simbas John Mariano të Forbes, thuhet se ai gjatë pandemisë midis mediave të caktuara per industrine e turizimit dhe kulinarise ishte i mendimit se askush me mendjen e tij të mirë nuk do të guxonte të rihapte një restorant të mbyllyr nga pandemia, ose të provonte te hapte një të ri, edhe pasi ethet e mbylljes së qytetit nga pandemia kishin rënë, ne kohen kur ai e hapi Ramerinon. 

Shkrimi i Forbes thotë se Sammy V. Gashi ishte një nga ata të paktët biznesmen që nuk e mori mesazhin e pandemisë për të bërë biznes si negativ.

Edhe, në kohët më të mira, hapja e një restoranti në qendër të Manhatanit, veçanërisht një restoranti i rafinuar si Prime italian Ramerino, do të dukej një rrezik i lartë, megjithatë, pas 25 vjetësh, në Amerikë, Sammy V. Gashi e ka dëshmuar veten si një tjetër lloj biznesmeni, nga ata emigrantë shqiptarë për të cilët Amerika, ishte vërtet një vend i mundësive të mëdha.

Simbas prestigjozes Forbes, ky biznesmen i thjesht është duke kopjuar sukseset e tij të tjera, me 6 restorante ne New York City: “Ai mund të kishte përfituar nga një koncept i dëshmuar, por Ramerino nuk duket aspak si objektet e tij të tjera dhe, ndërsa të gjitha shërbejnë ushqime tradicionale italiane, ato gjithashtu ndryshojnë, me Ramerino (toskanisht për rozmarinë) duke vënë më shumë theks në përzgjedhjet e tij të produkteve të mishit të viçit. Shefi ekzekutiv Vilfredo Hodai, është një toskan që ka punuar në La Giostra në Firence, e njohur për bistecca-n e saj, pra shton shumë nga prekjet e tij në një menu tradicionale.”

Ramerino, simbas Forbes, është me  një  sallë ngrënieje shumë e bukur, me ndriçim të butë, por aspak të errët, me shtylla të strijuara, mure druri të lëmuar, karrige prej pelushi shumë të rehatshme, thurur nga liri të hollë dhe qirinj të ndezur mbi çdo tavolinë. Enët e argjendit kanë peshë, gotat e verës, me madhësi të ndryshme, e hollësi. Stafi i shërbimit janë të veshur mirë për të qenë më të përzemërt, gjë që është një shenjë dalluese e restoranteve shqiptare në Nju Jork.

Në një drekim të shijëshim të bie në sy fryma bujare shqiptare të cilat janë pikasur mirë edhe nga gazetari i Forbes, Marini i cili thot se shërbimi aty fillon me një pjatë kompliment me tre lloj buke, me copa djathi Parmigiano  36-mujore, dhe me sallam soppressata. Menuja ka 15 antipasta dhe katër sallata (15-16 dollarë).

Restoranti italian Ramerino Prime ndodhet në rrugën 16 East 39 Midtown, midis Madison dhe 5th Avenue. Dhe është vendosura strategjikisht jo shumë larg nga Bryant Park, Empire State Building, Grand Central Station dhe Biblioteka Publike e NY. 

Dizajneri i restorantit është bërë nga Paul Vega, themeluesi i dizajnit VLDG, i cili njihet për bashkëpunimet e tij të dizajnit me W Hotels dhe Rockwell Group, duke promovuar në imitimin e ndjesisë dhe përvojës toskane në të gjithë botën.

Rstoranti “Ramerino Italian Prime” me pronar Zamirë (Sammy) Vejuka - Gashi, është hapur në qendër të qytetit Midtown. Sammy ka qenë një element kryesor në skenën e restoranteve në NYC me restorantin e tij Antica të vendosur në Stone Street dhe San Marino Soho Ristorante. 

Shefi ekzekutiv i Ramerino Toskanit, Vilfredo Hodai, po sjell ne cdo restorant te tij ekspertizën e tij në mishin e vicit, makaronat e bëra me dorë dhe perimet e freskëta direkt nga ferma, të përgatitura në modën klasike të kuzhinës italiane. 

Në Ramerino Italian Prime ju mund të shijoni ndenjësen brenda/jashtë, ushqimet e përgatitura të tavolinës dhe përzgjedhjen e tyre të madhe të verërave që përfaqësojnë përzgjedhjet e shkëlqyera anembanë globit. Me fokus në mikpritjen tradicionale që thekson mbi të gjitha përvojën e restorantit. Aty ofrohen opsione pa gluten, vegane dhe vegjetariane. Për festa prej grupe ose shoqëri me më shumë njerëz Ramerino ofron një menu ngrënieje në grup në “Rooftop and Bar” me 150 vende., .

 

RAMERINO PRIME ITALIAN

16 Esst 39 street

Phone: 646-880-7885

Image
Restoranti Romerino i shqiptarit në New York City
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat