4 shqiptarët që u ekzekutuan muajt e fundit në Belgjikë, gazetari zbardh detajet

Diaspora

4 shqiptarët që u ekzekutuan muajt e fundit në Belgjikë, gazetari zbardh detajet

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 11:49
Foto ilustrim

Gazetari Eni Ferhati u shpreh se pjesëtarë të komunitetit shqiptar në Belgjikë, janë të përfshirë në bandat e drogës që kryesojë në këtë shtet.

“Komuniteti shqiptar në Belgjikë, kryesisht në Bruksel por edhe në disa zona të tjera, ka qenë një komunitet agresiv dhe ka pasur një vëmendje të shtuar të autoriteteve vendase për mënyrën sesi ka operuar krimi shqiptar. Bandat shqiptare kanë një influencë të madhe në portin e Antwerp, një nga portet më të mëdha të Evropës ku zbarkojnë sasi të mëdha kokaine”, tha gazetari.

Ai shtoi se vetëm gjatë këtij viti në Belgjikë janë ekzekutuar 4 shqiptarë, të cilët ishin pjesë e bandave të drogës.

“Vetëm gjatë këtij viti janë 4 shqiptarë të ekzekutuar në Belgjikë, në zona të ndryshme. Kemi vrasjen e Bledar Muçës në janar të vitit 2022, i cili u ekzekutua në një atentat mafioz atje. Kemi vrasjen e Klodian Turjas në shkurt. Më pas është vrarë Erion Hasabenliu dhe më pas është vrarë edhe një 28-vjeçar”, tha gazetari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat