Tubim më gazetarin Marin Mema në Malmo të Suedisë

Diaspora

Tubim më gazetarin Marin Mema në Malmo të Suedisë

Nga: Zymer Kuqaj Më: 1 tetor 2022 Në ora: 19:46
Marin Mema

Lidhja e shoqatave shqiptare "Iliria" dhe mysafiri Marin Mema në ditën e fundit të shtatorit 2022  bashkuan dhe mbushen Qendrën kulturore të Kosovës në Malmö të Suedisë më mërgimtar nga të gjitha trojet shqiptare. 

Kryetari i LSHSH "Iliria" Murat Koci i uroj mirëseardhje mysafirëve të shumtë dhe i faleminderoj për interesimin e treguar. Pas fjalës përshëndetëse të kryetarit Koci fjalën e mori mysafiri i mbrëmjes Marin Mema. Gazetari shumë i popullarizuar, hulumtuesi e gjurmuesi i identitetit shqiptar në trojet etnike e historike të shqiptarëve bëri një prezentim të shkurtër të veprimtarisë së tij. Ai referojë për gjurrmimet e tij prej gazetari, rezultateve, jehonës dhe sfidave të tij në detyrën që i ka dhënë vetes, sa humane dhe veçanërisht patriotike e kombëtare. 

Mbrëmja vazhdoj në formë dialogu dhe pyetjeve të shumta që të pranishmit i shtruan gazetarit Mema. Padrejtësitë ndaj kombit shqiptar nga fqinjët e vet dhe jo rrallë edhe më ndihmën e shteteve të mdha ishte temë bosht e mbrëmjes. Çështja e Çamërisë dhe e shqiptarëve të Greqisë, e Ohrit  dikur shqiptar, e shqiptarëve ortodoks të Maqedonisë verore u diskutuan për të dhënë propozime të ndryshme si mund të gjënden mënyra tu ndihmohet popullsisë në guximin e deklarimit kombëtar dhe krenarisë së përkatësisë etnike. U debatue edhe për gjëndjen e shqiptarëve në luginë dhe në Serbinë jugore. Shqetësimet për humbjen e identitetit kombëtar në rajonin e Sanxhakut dhe të fshatrave Rozhajës ishin tema tjera të mbrëmjes. U fol edhe për Nokshiqiin heroik të Jakup Ferrit që sot mjerisht nuk frymon shqip, për shënjat e fundit të identitetit shqiptar në rajonin bregdetit Adriatik dhe të viseve rreth qytetit të Tivarit. 

Emërues i përbashkët i debatit të mbrëmjes ishte së është e nevojshme një organizim i mirëfilltë i lobit shqiptar në vendet ku jetojnë në propagandiminin e identitetit shqiptar. Trysninë më të madhe të këtij lobimi duhet drejtuar në qeveritë shqiptare të Kosovës dhe Shqipërisë që të interesohen dhe të kenë në agjentet politike për të ngrit në nivel politik e diplomatik në ruajtjen e identitetit shqiptar në vendet ku jetojnë. 

Tubimin më gazetarin Marin Mema e hijeshuan edhe rapsodët Haxhi Haxhija, Xhevdet Rama dhe poetja Lebibe Zogjani.
Dekori më i mirë i mbrëmjes ishte laramania e moshave, e gjinive dhe gjithëpërfshirja e trojeve shqiptare nga të pranishmit në Qendrën kulturore të Kosovës në Malmö të Suedisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat