Austri: Burri nga Kosova tentoi ta vriste gruan me kabllo elektrike, dënohet me 18 vjet burgim

Diaspora

Austri: Burri nga Kosova tentoi ta vriste gruan me kabllo elektrike, dënohet me 18 vjet burgim

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Një burrë nga Kosova është dënuar me 18 vjet burgim.

Ai javën e kaluar ka dal para gjykatës në Vjenë.

42-vjeçari akuzohet se kishte tentuar ta vriste gruan e tij me kabllo elektrike.

Kosovari sipas raportimeve nga mediat austriake ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike ndaj gruas së tij dhe 10 fëmijëve të tij që nga viti 2009-të.

Burri frekuentonte rregullisht një kazino në Çeki, ndërkohë që mbyllte familjen në banesën ku jetonin. Pasi i humbiste paratë kosovari gjithë hidhërimin e shndërronte duke përdorur dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve dhe duke i kërcënuar ata me jetë.

Pas shumë vjetësh dhune sistematike, gruaja kishte marrë guximin të raporton për gjithë atë që i ka ndodhur.

Para gjykatës 42-vjeçari deklaroi se nuk ishte kriminel dhe terrorist.

“Unë nuk jam as terrorist dhe as kriminel, jam një njeri normal”,

Por, sipas akuzave të ngritura, raportin e të cilës e ka publikuar gazeta austriake heute.at, ka të ngjarë që gjërat ishin ndryshe.

Që kur gruaja ishte 14 vjeçe, tani 37 vjeçe  ishte detyruar të martohej me të akuzuarin.

Tmerri filloi menjëherë pas dasmës: burri agresiv e rrahu dhe abuzoi vazhdimisht me gruan e tij. Gruaja duhej të duronte kështu për vite me radhë. Shpeshherë vuajtje dhe keqtrajtim kanë pësuar edhe fëmijët e tij.

“Në vitin 2009 u bë edhe më keq: burri mendoi për një metodë të re, veçanërisht mizore për të torturuar gruan e tij. Për ta bërë këtë, ai hoqi një kabllo nga një aparat elektrik në banesë dhe e vendosi në trupin e lagur të gruas së tij. Ajo u rrëzua dhe ishte në gjendje të vështirë jetësore” – thuhet në raport.

Goditja elektrike do të kishte mundur të jetë fatale sikurse në mënyrë automatike të mos ndërpritej rryma.

Kështu e ka përshkruar rastin një ekspert i kësaj çështjeje.

Gruas iu deshën vite të gjente guximin dhe të linte burrin e saj abuziv.

Në vitin 2020, ajo iku në një strehë për gratë bashkë me fëmijët e saj.

Por, vetëm vitin e kaluar, ajo ishte në gjendje ta raportonte burrin për dhunën sistematike.

Avokati i të akuzuarit tha se “historia e kabllos” ishte e sajuar.

“Historia me kabllon elektrike është fiktive”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat