U kapën mat në shtëpinë e barit, tre shqiptarë dënohen me nga 27 muaj burg

Diaspora

U kapën mat në shtëpinë e barit, tre shqiptarë dënohen me nga 27 muaj burg

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 08:49
Ata janë kapur në flagrancë nga policia, që ka gjetur në banesë një sasi të madhe kanabisi dhe para “cash”.

Tre shqiptarë u dënuan për një shtëpi bari në Angli. Ata janë kapur në flagrancë nga policia, që ka gjetur në banesë një sasi të madhe kanabisi dhe para “cash”.

Klodian Çela, Leonard Cela dhe Gentian Medulaj ishin mes katër burrave të arrestuar. Tre shqiptarët janë dënuar me 27 muaj burg ose 2 vite e 3 muaj.

Kapja e tyre u bë për shkak se fqinjët kishin konstatuar zhurma dhe goditje që vinin nga shtëpia, e cila supozohej se ishte e pabanuar.

Ngjarja ndodhi në zonën e Byerley Road, Shildon më 28 prill, ndërkohë që gjykimi ka përfunduar vetëm ditët e fundit.

Gjykaka e Durhamit u vu përpara provës materiale të siguruar nga oficerët që morën pjesë operacion. Në shtëpinë e barit, ku katër shqiptarët kujdeseshin për kultivimin e tij, u gjetën 50 qese 1 kilogramëshe të mbyllura në zonën e papafingos.

Gjithashtu u gjet një shumë “cash” prej 60 mijë paundësh. Hashashi i gjetur nga policia kishte vlerën e 225 mijë paundëve nëse shitej me shumicë dhe rreth 500 mijë nëse shitej me pakicë.

Klodian Cela, 35 vjeç, 41-vjeçari Leonard Cela, 23-vjeçari Medulaj dhe i akuzuari i katërt, Alfred Hoxha 27 vjeç, pranuan se posedonin një drogë të klasit B me qëllim furnizimin dhe posedimin e parave të pasurisë kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat