Zvicër: 18-vjeçarit nga Kosova i merret patentë-shoferi në ditën që u pajis me të

Diaspora

Zvicër: 18-vjeçarit nga Kosova i merret patentë-shoferi në ditën që u pajis me të

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Nuk i ra ta shijonte asnjë ditë.

Një 18-vjeçarit nga Kosova iu mor patentë-shoferi, e atë qysh në ditën e parë që ishte pajisur me të.

Kjo i ndodhi të riut të enjten e kaluar derisa ai ra në radarin e policisë së Aargaut.

18-vjeçari u ndalua për tejkalim të shpejtësisë.

Ai ishte duke e vozitur një BMW të serisë së 5-të dhe i njëjti në zonën e lejuar 80 km/h kishte lëvizur me një shpejtësi prej 126 km/h.

Siç thekson policia i riu në ato momente nuk posedonte patentë-shofer, por pikërisht atë ditë e kishte kaluar provimin.

Më pas autoritetet atij ia morën të drejtën për të vozitur pas shkeljes së rëndë, shkruan Blick.ch.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat