Del fotoja, ky është 45 vjeçari që vdiq në autostradën e Vjenës në Austri

Diaspora

Del fotoja, ky është 45 vjeçari që vdiq në autostradën e Vjenës në Austri

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 10:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ky është 45 vjeçari që humbi jetën në autostradën e Vjenës në Austri

Në orët e pasdites së ditës së enjte më 10 nëntor, në një nga autostradat në periferi të Vjenës humbi jetën një 45 vjeçar nga Kosova.

Sipas informacioneve nga familja, i ndjeri është Burim Bacaliu nga fshati Kijevë, komuna e Malishevës.

Ai kishte më shumë se 25 vjet që jetonte e punonte në Vjenë të Austrisë.

I ndjeri la pas vetes bashkëshorten dhe dy fëmijë, një djalë 17 vjeç dhe një vajzë 12 vjeçe.

Image
Burim Bacaliu
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat