Aksidentoi dhe e braktisi 21-vjeçaren greke në qendër të Selanikut. Në kërkim, shqiptari 33-vjeçar

Diaspora

Aksidentoi dhe e braktisi 21-vjeçaren greke në qendër të Selanikut. Në kërkim, shqiptari 33-vjeçar

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 08:40
Foto ilustrim

Policia dhe media greke ditën e djeshme kanë bërë me dije se janë vënë në kërkim të një të riu shqiptar për shkak se është larguar nga vendi i aksidentit, ku ka plagosur rëndë një të re greke.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës së të hënës në zonën e Selanikut, ndërkohë që shqiptari po lëvizte me mjetin e një mikut të tij grek. Kanë qenë banorë të zonës, të cilët kanë mundur të ndjekin shqiptarin nga pas dhe të marrin targën që i kanë dhënë edhe Policisë. Mediat greke bënë me dije se një 33-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga policia greke pasi ka aksidentuar një 21-vjeçare greke me makinë.

Gjithçka ndodhi pak pas orës 01:00 të së martës. Makina gri e errët, që drejtohej prej tij dhe ia kishte huazuar mikut të tij, 44- vjeçari përplasi të renë në qendër të Selanikut.

Qytetarët që dëgjuan zhurmën dolën me shpejtësi në rrugë për të parë se çfarë ndodhi, i bërtitën shoferit të ndalonte dhe një prej tyre ndoqi makinën me një motoçikletë, e cila arriti të zhdukej në rrugët e ngushta të zonës.

Në fakt, drejtuesi i mjetit në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes është kthyer mbrapsht dhe ka goditur sërish 21-vjeçaren e plagosur rëndë në asfalt.

Vajza fatkeqe vazhdon të luftojë për jetën, pasi ndodhet e shtruar në gjendje shumë kritike dhe e intubuar në Repartin e Mjekimit Intensiv të Spitalit “Papageorgiou” në Selanik. Ajo iu nënshtrua një sërë operacionesh, por sipas mediave greke ka dëmtime të mëdha në kokë. Makina që përplasi 21- vjeçaren u gjet mëngjesin e së martës e braktisur, pa targa, me xham të thyer dhe të çarë në njërën anë, në Unazën e Selanikut.

Fillimisht, Policia ndaloi pronarin e makinës, 44-vjeçarin, pasi banorët kishin mundur të merrnin targën e mjetit. Por, ai rrëfeu në polici se nuk ishte ai në timon dhe se makinën ia kishte dhënë hua mikut shqiptar. Policia greke po punon për kapjen e tij.

Mësohet se ai është një person i njohur për Policinë, i proceduar disa herë për drogë në vendin e tyre. Ata kanë shpërndarë foton e tij, por ende nuk kanë nxjerrë emrin, ndërkohë që nuk dihet nëse kanë kërkuar bashkëpunimin e Policisë sonë, pasi shqiptari mund të ketë hyrë brenda kufijve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat