U pikas nga policia, i riu shqiptar “fluturon” kokainën në parkun e fëmijëve

Diaspora

U pikas nga policia, i riu shqiptar “fluturon” kokainën në parkun e fëmijëve

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 11:02
Foto ilustrim

Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi është kapur me kokainë. I riu shqiptar e kishte fshehur lëndën narkotike në një kuti syzesh.

Sapo pa policinë ai e hodhi kutinë me drogë brenda një parku për fëmijët në Fiabilandia, por nuk mundi t’i largohet policisë.

Në tentativë për të shpëtuar ai u dha policëve 155 euro, por plani i tij nuk shkoi mirë, raportojnë mediat italiane.

Ai u arrestua dhe po gjykohet me akuzën e posedimit të drogës, ndërsa policia sekuestroi kutinë në të cilën ndodheshin 14 mbështjellës celofani me kokainë, me një peshë totale rreth 5 gram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat