Tentuan të përdhunojnë 16-vjeçaren në oborrin e shkollës, arrestohen 5 të mitur në Greqi, mes tyre një shqiptar

Diaspora

Tentuan të përdhunojnë 16-vjeçaren në oborrin e shkollës, arrestohen 5 të mitur në Greqi, mes tyre një shqiptar

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 17:44
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë të Korinthit në Greqi. Pesë nxënës të grupmoshës 13-16 vjeç janë arrestuar nga policia pasi kanë tentuar të përdhunojnë shoqen e klasës së tyre.

Mes të arrestuarve është edhe një 14 vjeçar nga Shqipëria.

Sipas mediave greke, pesë të arrestuarit kanë tentuar të dhunojnë 16 vjeçaren në oborrin e shkollës së tyre. Vajza ka arritur të largohet nga autorët, ndërsa menjëherë pas ngjarjes, policia arrestoi pesë nxënësit e përfshirë në ngjarjen skandaloze.

Prindërit e tyre janë thirrur në prokurori për të dëshmuar. E mitura tha se kishte përjetuar momente tmerri gjatë mëngjesit të së mërkurës kur shokët e klasës e sulmuan fizikisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat