Të përfshirë në tregtimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike, e pësojnë keq 3 shqiptarët në Itali

Diaspora

Të përfshirë në tregtimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike, e pësojnë keq 3 shqiptarët në Itali

Më: 21 janar 2023 Në ora: 11:25
Itali

Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar dhe dënuar në Brindisi të Italisë për tregtim të lëndëve narkotike.

Të arrestuarit janë: G. C. 44 vjeç i dënuar me 12 vite burg, A. L. 55 vjeç, i dënuar me 18 vite burg dhe E. Xh. 26 vjeç, i dënuar me 12 vite.

Në masën e dënimit, një gjykatë italiane ka urdhëruar përjashtimin me dënim shlyerjeje të shtetasve shqiptarë. Hetimet kanë nisur që në vitin 2018 nga njësia e policisë së Leçes. Në atë kohë ishin një çift shqiptarësh të përfshirë, të cilët konsideroheshin si organizatorë të shitjes së drogës.

Shqiptarët janë të akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogës, mbajtjes së armëve në vende publike, dëmtim, shkelje dhe vetëpastrimit të parave.

Autoritete italiane bëjnë me dije se nga kontrolli fizik në banesë u gjetën dhe u sekuestruan 57.526 kg kokainë, 200 gr heroinë, rreth 20 kg lëndë prerëse, mbi 200 euro kesh, 2 pistoleta dhe një karikator, si dhe 2205 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat