Shqiptari tenton të vrasë ish-gruan në klubin e natës, “surpriza” që i bëri policia kur tentoi arratisjen

Diaspora

Shqiptari tenton të vrasë ish-gruan në klubin e natës, “surpriza” që i bëri policia kur tentoi arratisjen

Më: 22 janar 2023 Në ora: 10:16
Policia italiane

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia italiane, nën akuzën se ka tentuar të vrasë ish-gruan e tij.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, është arrestuar edhe në 2021 për të njëjtën akuzë.

Ngjarja

Ngjarja ka ndodhur në veri të Romës, në zonën Ponte Milvio dhe tashmë shqiptari është në paraburgim, për të shtënat e kryera dy ditë më parë, mbrëmjen e 19 janarit.

Në këtë episod të fundit dhune, 38-vjeçari kishte shkuar me një bashkëpunëtor në Ponte Milvio në zonën e jetës së natës dhe pasi kishte mbërritur në një klub nate, pa ish gruan 39-vjeçare. Gruaja italiane, e cila shoqërohej nga kunati i saj, ka dalë për tu sqaruar jashtë me shqiptarin, kur ky i fundit pas një sherri ka marrë armën nga makina dhe ka qëlluar drejt saj dhe kunatit që iu bashkua më pas.

Për fatin e tyre të mirë, të dy nuk kanë pësuar lëndime, ndërsa plumbat përfunduan në dritaret e klubit të natës.

Më pas shqiptari dhe bashkëpunëtori janë arratisur nëpër rrugët e lagjes dhe vajza ka lajmëruar policinë, të cilët kanë mundur t’i gjejnë ata në një apartament në zonën e Selva Candida.

Policia vendosi që t’i bënte një “surprizë”, t’i arrestonte në befasi, duke u futur nga një dritare, e gjetën dhe e ndaluan ish-bashkëshortin, i cili fshihej në një dollap.

Magjistraturat kanë kërkuar arrestimin e tij, ndërkohë që bashkëpunëtori i tij po hetohet në gjendje të lirë për ndihmë dhe nxitje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat