Media britanike: Kryeqyteti i kokainës në Evropë, një strehë dhe për bandat shqiptare

Diaspora

Media britanike: Kryeqyteti i kokainës në Evropë, një strehë dhe për bandat shqiptare

Më: 28 janar 2023 Në ora: 13:31
Foto ilustrim

Duke treguar me gisht drejt portit të Antwerp-it të mbuluar nga mjegulla, ai që dikur quhej “mjeshtri i kontrabandës së drogës”, Paul Meyer, këmbëngul se siguria e tij është shumë e dobët.

I njohur si “djaloshi i gjatë holandez” në qarqet ndërkombëtare të trafikut të drogës, Paul thotë për The Sun se dikur lëviznin sasi industriale lëndësh narkotike përmes portit belg të kontejnerëve me shumë lehtësi.

“Çdo pesë apo gjashtë javë trafikonim 20 tonë. Kur dorëzohet, është koha e festës. Pavarësisht nëse është kokainë, hashash apo diçka tjetër, nëse e doni atë përmes portit pa “tërhequr” autoritetet për kontroll brenda kontejnerit, atëherë Antwerp është vendi më i mirë për ta bërë këtë”, tregon 60-vjeçari ish- kontrabandist i kokainës, heroinës dhe hashashit.

Dikur njihej më mirë për qytetin e vjetër me kalldrëm dhe lagjen e diamantit, por sot Antwerp punon nën etiketimin si kryeqyteti i kokainës në Evropë.

Trafikanti i drogës Paul Meyer thotë se Antwerp është vendi më i mirë për të kontrabanduar ngarkesa të mëdha kokaine.

Vitin e kaluar, Bledar Muca, 39 vjeç, një shqiptar me letra false britanike, u vra me gjakftohtësi, teksa pamjet tronditëse të kamerave fiksuan vrasësin e armatosur teksa e qëllon.

Dhe 25 milje përtej kufirit holandez nga Antwerp qendror, një bandë e trafikut të drogës ndërtoi një dhomë torture të izoluar nga dalja e zërit jashtë saj, e cila përdorej për të kërcënuar rivalët.

Një gjykatë dëgjoi vitin e kaluar se një karrige dentisti e rimodeluar, me rripa shtrëngues për krahët dhe këmbët, u gjet në një kontejner transporti.

Tek përgjimet, një mesazh i koduar nga një anëtar i bandës thoshte për këtë dhomë tmerresh: “Është e izoluar trefish. Edhe nëse qëndroni pranë tij, nuk do të dëgjoni asgjë.”

Kapëse gishtash, bisturi, pincë, çekiç, gërshërë krasitjeje, djegës me gaz dhe shirit ngjitës u zbuluan gjithashtu në kontejner, e njohur si “dhoma e trajtimit”.

Ish-“mbreti” i trafikut të drogës Meyer, i cili shërbeu shtatë vjet në rrjetin e trafikut, thotë se nuk ishte i befasuar nga zbulimi i dhomës së torturës.

“Në kohën time ata merrnin me qira një vend, të merrnin atje dhe të torturonin. Ose të fusnin në bagazhin e një makine dhe të çonin në pyll dhe të torturonin atje. Kur bën diçka të gabuar, kur nuk i mban premtimet, kur vjedh, kur gënjen, ke problem.”

Antwerp është bërë dëshmitar i 200 ngjarjeve të dhunshme të lidhura me drogën, përfshirë kërcënimet, rrahjet dhe vendosjet e eksplozivëve, gjatë pesë viteve të fundit.

Në banesën e tij në periferi, eksperti i bandave të narkotikëve Dr Teun Voeten thotë se Antwerp është një “shtëpi pastrimi” për kokainën, ku mafiozët me bazë në Holandë dirigjojnë tregtinë.

61-vjeçari, i cili ka shkruar një libër mbi kartelet që veprojnë në Antwerp, zbuloi: “Hollanda është narko shteti më i madh në Evropë. Është një parajsë për grupet e krimit. Ka korrupsion dhe është shumë e lehtë për të pastruar paratë.”

Gazetari dhe antropologu thotë se e ashtuquajtura Mocro Mafia – grupe kriminale të trashëgimisë marokene – dhe sindikata nga Holanda, Italia dhe Shqipëria veprojnë të gjitha në Antwerp.

Dr Voeten tregon një rast të një koke të prerë të një shitësi droge të lënë jashtë një lokali në Amsterdam në vitin 2016 si tregues i dhunës.

Ai tha se Mocro Mafia njihet për “dhunën e tyre të tepruar dhe simbolike” dhe se prerja e kokës ishte “nga tekstet shkollore të karteleve meksikane”.

Marrë me shkurtime nga Shkrimi i The Sun

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat