Shkatërrohet plantacioni i kanabisit në Greqi, në krye ishin tre shqiptarë

Diaspora

Shkatërrohet plantacioni i kanabisit në Greqi, në krye ishin tre shqiptarë

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 12:11
Për të mos rënë në sy të policisë, shqiptarët kishin mbuluan plantacionin me bimë shkurre

Një platacion kanabisi që u përket 3 shqiptarëve është shkatërruar në Greqi.

Mediat greke shkruajnë se i arrestuar është “koka” e grupit kriminal të drogës në Greqi, ndërsa dy shqiptarët e tjerë janë në kërkim.

Aktiviteti kryhej në pyjet e Agias, ku ishin mbjellë tre plantacione me 2193 fidanë kanabis.

Vendi ishte strategjik pasi ishte mbjellë midis dy fshatrave Rakopotamos dhe Sklithro, ku bimësia e dendur e pyjeve të tyre e bënte të vështirë evidentimin e kanabisit të mbjellë.

Për të mos rënë në sy të policisë, shqiptarët kishin mbuluan plantacionin me bimë shkurre, ku jetonin në kasolle të improvizuara, nga ku monitoronin zonën.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat