Kishte grabitur para dhe bizhuteri me vlerë, merret vendimi drastik për 50 vjeçarin shqiptar në Greqi

Diaspora

Kishte grabitur para dhe bizhuteri me vlerë, merret vendimi drastik për 50 vjeçarin shqiptar në Greqi

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 18:22
Foto ilustrim

Një 50 vjeçar shqiptar, është arrestuar në zonën e Agion Nikolaos në Greqi ku kishte vjedhur vazhdimisht makina të personave të ndryshëm.

Sipas hetimeve të policisë, 50 vjeçari ka kryer 9 grabitje makinash, ku hynte me dhunë dhe merrte paratë që drejtuesit e mjeteve linin aty dhe bizhuteritë me vlerë.

Pas arrestimit të tij, i është gjetur një kapuç, elektrik dore dhe mjete të tjera për vjedhje.

Sipas mediave greke, shqiptari kishte kryer grabitje të makinave në këtë zonë që nga tetori i vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat