Tentuan të fusnin shqiptarët me avion në Britani, si u zhduk kapoja i bandës?

Diaspora

Tentuan të fusnin shqiptarët me avion në Britani, si u zhduk kapoja i bandës?

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 13:25
Piloti Richard Styles, 53 vjeç dhe Silvano Turchet kanë pranuar fajësinë në ngjarje.

Jo vetëm nga toka dhe uji, por emigrantët shqiptarë kanë tentuar së fundmi që të ikin drejt Mbretërisë së Bashkuar edhe nga ajri.

Së fundmi është publikuar nga mediat britanike rasti i një avioni të vogël që ka transportuar 4 emigrantë të paligjshëm shqiptarë nga Belgjika në një aerodrom të vogël në Corby.

Shqiptarët, 3 meshkujt dhe 1 femër, u kapën në një parkim në Phoenix disa minuta më vonë. Edhe shoferi i makinës , Vijayakumar Sivakumar, 43 vjeç, që i transportonte ata nga aerodromi është arrestuar dhe akuzohet për dhënie ndihme për hyrjen e emigrantëve të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Piloti Richard Styles, 53 vjeç dhe Silvano Turchet kanë pranuar fajësinë në ngjarje. Por në ngjarje dyshohet se është përfshirë edhe një person tjetër i njohur si “Tim K”, i cili mendohet se është kreu i bandës. Emri i tij i vërtetë sipas mediave britanike është Kujtim Karanxha dhe ai është zhdukur ditën e fluturimit dhe që prej atëherë nuk është bërë i gjallë.

Sipas mediave, shoferi Sivakumar ka pasur 170 komunikime me Kujtim Karanxhën 50 ditë para arrestimit. Ai e kishte takuar Karanxhën në vitin 2020 me një taksi nga një kompani dhe pas këtij udhëtimi kishte bërë rregullisht udhëtime me të nga stacioni i Cholliers Wood deri në rrugën St James në Coydon.

Gjykata ka dëgjuar se Sivakumar kishte përdorur llogarinë e tij bankare për të transferuar disa shuma të mëdha parash ndaj të afërmve të Karanxhës pasi ky i fundit nuk ka pasur llogari të veten.

Po ashtu ai ka marrë para cash nga Karanxha ndërsa ishte në një qendër emigrantësh në Gatwick. Pas arrestimit, në celularin e 43-vjeçarit u zbuluan foto të ndryshme të disa pronave në Londër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat