Kroaci: Kapet një shtetas i Kosovës dhe një zviceran për kontrabandim të njerëzve

Diaspora

Kroaci: Kapet një shtetas i Kosovës dhe një zviceran për kontrabandim të njerëzve

Më: 11 mars 2023 Në ora: 18:49
Foto ilustrim

Departamenti i Policisë Vukovar-Srijem ka raportuar për arrestimin e një shtetasi 22-vjeçar të Zvicrës dhe një shtetasi 31-vjeçar të Kosovës nën dyshimin se kanë lehtësuar hyrjen e paligjshme të gjashtë shtetasve turq në Republikën e Kroacisë.

Zyrtarët policorë të premten herët në mëngjes, në vendpushimin e autostradës A3, ndaluan një veturë pasagjerësh Ford me targa sllovene të drejtuar nga një shtetas 22-vjeçar i Konfederatës Zvicerane, në të cilin po transportonte gjashtë shtetas të Republikës së Turqisë.

Menjëherë pas tij, me dyshimin se në mënyrë të paligjshme u kishte mundësuar personave të tjerë hyrjen në Republikën e Kroacisë, në autostradë është ndalur edhe vetura e pasagjerëve BMW me targa të Kosovës, e drejtuar nga një shtetas 31-vjeçar i Republikës së Kosovës.

“Përmes hetimeve të kryera penale kemi konstatuar se drejtuesit e veturave të përmendura, shtetasi 22 vjeçar i Konfederatës Zvicerane dhe 31 vjeçari shtetas i Republikës së Kosovës, u kanë mundësuar shtetasve të përmendur të Republikës së Turqisë (një burrë 30 vjeç, dy gra të moshës 22 dhe 33 vjeç dhe mes tyre një i mitur mashkull dhe dy fëmijë) për të hyrë ilegalisht në Republikën e Kroacisë”, thuhet në njoftimin e Policisë kroate.

Të dy drejtuesit e mjeteve u arrestuan dhe së bashku me një kallëzim penal iu dorëzuan mbikëqyrësit të paraburgimit të Departamentit të Policisë Vukovar-Srijem.

Shtetasit e Republikës së Turqisë, në përputhje me dispozitat ligjore, pasi kanë shprehur synimin për mbrojtje ndërkombëtare, janë transportuar në Qendrën e pritjes së kërkuesve të mbrojtjes ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat