Tentoi të përdhunonte 19-vjeçaren dhe t’i merrte çantën e shpinës, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Selanik

Diaspora

Tentoi të përdhunonte 19-vjeçaren dhe t’i merrte çantën e shpinës, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Selanik

Më: 18 mars 2023 Në ora: 14:35
Foto ilustrim

Një 25-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar, pasi dyshohet se është i përfshirë në tentativë përdhunimi ndaj një 19-vjeçareje greke, e cila po trajtohet në një spital në Selanik.

Sipas njoftimit të policisë, pasditen e djeshme vajza 19-vjeçare ka denoncuar pranë punonjësve të policisë së departamentit të sigurisë se në orët e para të së njëjtës ditë në zonën e Toumba, 25-vjeçari iu afrua dhe tentoi ta përdhunonte e t’i merrte çantën e shpinës.

Autori u arrestua ndërsa u konstatua se më parë kishte kryer akte që cenonin dinjitetin seksual të një shtetasi 22-vjeçar, në një pallat në qendër të Selanikut.

Gjithashtu, gjatë arrestimit të tij u konstatua se ai kishte dhënë të dhëna të rreme identifikimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat