Donin ta vidhnin, tre persona sulmojnë me thikë 15-vjeçarin shqiptar në Greqi

Diaspora

Donin ta vidhnin, tre persona sulmojnë me thikë 15-vjeçarin shqiptar në Greqi

Më: 20 mars 2023 Në ora: 08:37
Ilustrim

Një 15-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur pasi është sulmuar nga tre persona, në sheshin Karamalaki në Agios Panteleimonas, në Athinë.

Bëhet me dije se tre personat, ende të paidentifikuar e kanë kërcënuar me thikë 15-vjeçarin duke i kërkuar që t’u jepte celularin.

Kur shqiptari ka refuzuar, ata e kanë qëlluar me thikë në këmbë.

15-vjeçari është dërguar në spitalin e fëmijëve “Agjia Sofia”, ndërsa tre sulmuesit i kanë marrë celularin dhe janë larguar.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat