Partia Guxo themelon degën në Gjermani: Kurorëzim i angazhimit dhe punës së pandërprerë 6 mujore

Diaspora

Partia Guxo themelon degën në Gjermani: Kurorëzim i angazhimit dhe punës së pandërprerë 6 mujore

Më: 25 mars 2023 Në ora: 21:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Partia Guxo ka mbajtur takimin e parë themelues të Degës së Partisë Guxo në Gjermani.

Përmes një postimi në Facebook partia Guxo kanë bërë të ditur se të pranishëm ishin Donika Gërvalla, Rexhep Gjergji, Haxhi Avdyli, Burim Meta.

Kryetar i degës së partisë Guxo në Gjermani janë zgjedhur Luan Gaxaferi dhe Berlind Gajraku.

Në njoftim thuhet se themelimi i kësaj dege është kurorëzim i angazhimit dhe punës së pandërprerë 6 mujore të Këshillit Inicues.

Postimi i plotë:

Të Shtunën, me 25.03.2023, në qytezën, piktoreske Barbing, pranë qytetit historik dhe universitar, Regensburg në Landin e Bavarisë, është mbajtur Kuvendi i Parë themelues i Degës së Partisë GUXO për Gjermani .

Në Kuvendin themelues morën pjesë edhe drejtues të partisë GUXO nga Kosova, në mesin e tyre ; Donika Gërvalla, prof.dr.Rexhep Gjergji, Dr. Haxhi Avdyli, Burim Meta, etj.

Në atmosferë solemne, në praninë e delegatëve dhe mysafirëve të shumtë nga Gjermania, Kosova, Belgjika dhe Zvicra, u bë edhe një hap i rëndësishëm drejtë masivizimit dhe shpërndarjes së Partisë GUXO në Evropë.

Në Gjermani është themeluar Dega e Partisë GUXO , pas simotrave në Belgjikë e Zvicër.

Në Kuvendin e mbajtur, ku merrnin pjesë rreth 120 delegatë, me aklamacin, të pranishmit njëzërit zgjodhën për kryetar të Dege të Partisë GUXO, Luan Gacaferin dhe Berlind Gajrakun.

Themelimi i Degës së Partisë GUXO në Gjermani, është kurorëzim i angazhimit dhe punës së pandërprerë 6 mujore të Këshillit Inicues për themelimin Partisë GUXO në Gjermani, e veqanërisht, veprimtarëve dhe aktivistëve të dalluar, zotërinjve, Xhemajl Hoxhaj dhe Valdet Rudi.

Një kontribut të rëndësishëm kanë dhënë këshilli Nismëtar, Luan Gacaferi e Kujtim Hadaj kordinatorë për Diasporë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat