I dënuar me 4 vjet burg, shqiptarit i vihen prangat sapo mbërrin në Itali

Diaspora

I dënuar me 4 vjet burg, shqiptarit i vihen prangat sapo mbërrin në Itali

Më: 22 prill 2023 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

Një shtetas shqiptar 35-vjeçar është arrestuar nga policia kufitare në aeroportin e Abruzzo-s pasditen e së enjtes 20 prill.

35-vjeçari ishte një nga pasagjerët e fluturimit Tiranë-Pescara dhe u ul në aeroportin e Pescarës në orën 14:00.

Dhe ai u arrestua nga oficerët e policisë kufitare.

Në fakt, për 35-vjeçarin ishte në pritje një urdhër burgimi prej 4 vitesh e 3 muaj, i lëshuar nga gjykata e Breschias në vitin 2020 për ngjarje të ndodhura në vitin 2012.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat