Rrëfehet nga spitali Tefta Malaj: Taulanti na qëllonte me thikë dhe fliste me dikë, të parin donte të vriste djalin

Diaspora

Rrëfehet nga spitali Tefta Malaj: Taulanti na qëllonte me thikë dhe fliste me dikë, të parin donte të vriste djalin

Më: 9 maj 2023 Në ora: 12:52
Tefta Malaj

Flet për herë të parë nga spitali Tefta Malaj shqiptarja që mbeti e plagosur nga ngjarja tronditëse në Itali, ku burri i saj Taulant Malaj vrau me thikë kuzhine vajzën e tij 16 vjeçe Xhesikën dhe shtetasin italian Massimo De Santis. Malaj nga shtrati i një spitali tregoi ngjarjen makabre për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24’.

“Ka planifikuar gjithçka. Po. Sepse kam materiale se ai…Ishim duke fjetur të gjithë.”, tha ajo.

A është në punë?

Ai punonte natën. Atë natë ishte pushim. Po flinim të gjithë, nuk e ndjeva që të dilte. Mori djalin të parin, do therte djalin. E ndjeva. I dola djalit për ta shpëtuar. Pastaj më goditi disa herë me thikë në shumë vende.

Sa herë ju goditi?

Se di..Na goditi me thikë, me shkelma dhe na filmonte.

Po vajza?

Dëgjoi zhurmë.. Vajzën se ka dashur. Do i them disa gjëra më tutje. Kur të shërohem do ja nxjerr.

Ke prova dhe fakte?

Po

A ju mbrojti vajza?

Unë ngela në krevat. Ajo ishte në kuzhinë, shtrirë përtokë. Shkoi dhe i hyri me shkelma dhe thikë. Ajo u ngrit dhe ishte në sallon.

Pse kishin kamera në shtëpi?

Po, për një problem i kishim vënë, na duheshin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat