Kapen me 12 kg heroinë në makinë, arrestohen 33-vjeçari shqiptar dhe partnerja e tij greke në Selanik

Diaspora

Kapen me 12 kg heroinë në makinë, arrestohen 33-vjeçari shqiptar dhe partnerja e tij greke në Selanik

Më: 25 maj 2023 Në ora: 20:09
Droga

Një 33-vjeçar shqiptar dhe partnerja e tij 27-vjeçare greke janë arrestuar në Selanik, pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.

Autoritetet greke kanë gjetur mbi 12 kg heroinë në bagazhin e makinës së çiftit. Hetimet shkuan përtej makinës. Policia greke gjeti edhe 25 parcela me lëndë narkotike brenda një të rezervuari, ku kishte 200 gr heroinë.

Mediat greke shkruajnë se ndaj shqiptarit rëndon edhe akuza e grabitjes.

Çifti u dërgua në prokurorinë e Selanikut ku priten të marrin edhe dënimet përkatëse nga drejtësia greke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat