Copëtoi me hanxhar trupin e burrit dhe e hodhi në kanal, 14 vjet burg për Nadire Kurtin

Diaspora

Copëtoi me hanxhar trupin e burrit dhe e hodhi në kanal, 14 vjet burg për Nadire Kurtin

Më: 28 maj 2023 Në ora: 07:12
Nadire Kurti me burrin e saj

Nadire Kurti është vrasësja e burrit të saj Shefki Kurti trupi i të cilit u gjet i copëtuar në ujërat e kanalit Adigetto, pranë Villanova del Ghebbo, Itali.

Pas krimit, ajo rrëfeu se e vrau burrin duke e copëtuar me një sëpatë dhe 3 thika kuzhine në banjë e duke shtuar se e ka kryer krimin duke imagjinuar sikur po priste pulën.

Për ngjarjen, Kurti është dënuar nga Gjykata e Rovigo-s me 14 vjet e 6 muaj burg. Kurti e pranoi krimin më 18 gusht të vitit të kaluar, teksa copat e trupit të burrit të saj u gjetën pas tharjes së kanalit ku ishin hedhur.

Nadirja e ka kryer krimin për shkak se ka probleme psikologjike, pasi prej vitesh ndiqej nga një psikiatër. Shefkiu njihej si një person i qetë dhe i dashur.

Familja Kurti kishte lundruar nga porti i Durrësit, qyteti i tyre i origjinës gjatë një prej valëve të para të eksodit të madh nga Shqipëria, në vitin 1991.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat