Tentoi të udhëtonte drejt Francës me pasaportë dhe kartë identiteti false, pranga 34-vjeçarit shqiptar në Itali

Diaspora

Tentoi të udhëtonte drejt Francës me pasaportë dhe kartë identiteti false, pranga 34-vjeçarit shqiptar në Itali

Më: 29 maj 2023 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Itali. Shqiptari ishte duke tentuar të shkonte drejt Francës, por i është refuzuar hyrja, pasi kishte dokumente false.

Mediat e huaja shkruajnë se 34-vjeçari, udhëtonte me pasaportë dhe kartë identiteti të kombësisë greke.

I riu ndodhet aktualisht në urgjencën e spitalit të Parinit, për shkak të problemeve shëndetësore të raportuara pas arrestimit.

Sakaq pritet masa ndëshkimore nga drejtësia italiane

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat