Thyen byzylykun elektronik dhe arratiset trafikanti shqiptar i kokainës në Itali

Diaspora

Thyen byzylykun elektronik dhe arratiset trafikanti shqiptar i kokainës në Itali

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

Shqiptari Dorian Petoku, ish-ortaku i Diabolik, i akuzuar se ka trafikuar tonelata të kokainës, është arratisur.

Shqiptari është arratisur të premten nga komuniteti i Sessa Aurunca, në provincën e Caserta, Itali, në të cilën ishte caktuar në tetor të vitit të kaluar. Ai ishte liruar nga burgu në bazë të ekspertizës që vërtetonte varësinë e tij ndaj drogës.

Por arratisja ndodhi një ditë pasi doli lajmi për pendimin e Fabrizio Capogna-s, një eksponent kryesor i trafikut të drogës, i cili vendosi të bashkëpunojë në hetimet e Prokurorisë së Romës për trafikun e kokainës të shqiptarëve dhe të grupit të Leandro Bennato, një grup pjesërisht i përfshirë në vrasjen e Diabolik.

Petoku ka thyer byzylykun elektronik duke shkaktuar alarmin e lidhur me policinë. Pavarësisht mbërritjes thuajse të menjëhershme të policëve, shqiptari kishte humbur çdo gjurmë. Ai mund të jetë arratisur me një makinë ose motoçikletë të drejtuar nga një bashkëpunëtor. Kamerat e vëzhgimit të objektit, për momentin, nuk kanë imazhe të dobishme. Megjithatë dyshohet për një plan të mirë-studuar, i cili, ndoshta, u shkaktua nga presioni i sekreteve të të penduarit.

Tashmë shqiptari është sërish në kërkim jo vetëm në Itali, por edhe jashtë saj, veçanërisht në vendin e origjinës, duke përdorur dokumente false.

Ngjitja kriminale e Petokut, me origjinë nga Lezha, nis nga fshati Acilia nën hijen e kushëririt të tij Arben Zogut, i njohur si "Riccardino" ose "Ricky". “Dori” pas arrestimit të Zogut për trafik droge kishte trashëguar biznesin e tij. Ai mburrej në rrugë dhe në rrjetet sociale, duke treguar orët e çmuara, makinat luksoze dhe veshjet e shtrenjta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat