Lidhje jashtëmartesore me një 30-vjeçare shqiptare, zbulohet jeta e dyfishtë e 39-vjeçarit që u gjet i vdekur në pyll

Diaspora

Lidhje jashtëmartesore me një 30-vjeçare shqiptare, zbulohet jeta e dyfishtë e 39-vjeçarit që u gjet i vdekur në pyll

Më: 26 janar 2024 Në ora: 10:16
Bledar Dedja

Bledar Dedja, 39-vjeçari i gjetur i vdekur të dielën, 20 janar, në një zonë pyjore, në via Dei Carpini në Paderno del Grappa, me sa duket ka pasur një marrëdhënie jashtëmartesore me një grua që e ka njohur rreth dy vjet më parë në një aplikacion kushtuar takimit.

Bëhet fjalë për një 30-vjeçare shqiptare, e martuar me një shqiptar. Gruaja tashmë është marrë në pyetje nga hetuesit.

Hetuesit kanë rënë në gjurmët e saj duke analizuar bisedat telefonike të Bledarit. Gjatë marrjes në pyetje ajo vetë pranoi se e kishte takuar 39-vjeçarin dy vite më parë, një miqësi e lindur në mjedisin virtual të një aplikacioni në internet. Miqësia me kalimin e kohës u bë diçka më shumë, raportojnë mediet italiane.

Bledari, nga ana tjetër ishte i martuar dhe kishte dy vajza dhe bënte një jetë të dyfishtë.

Policia italiane vijon hetimet lidhur me ngjarjen dhe misterin që e mbulon. Autopsia tregoi se Bledari ishte goditur 20 herë me thikë, por fatale ishte godtija në mushkëri, e cila i shkaktoi dhe vdekjen.

Autori ende mbetet mister.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat