Shqiptari filmon veten duke ngarë me 220 km/h – dënohet, por i shpëton dëbimit

Diaspora

Shqiptari filmon veten duke ngarë me 220 km/h – dënohet, por i shpëton dëbimit

Më: 5 mars 2025 Në ora: 18:10
Ilustrim

Një shtetas shqiptar, 25 vjeç nga kantoni Schwyz, është dënuar me tre vjet burg, prej të cilave dhjetë muaj do të vuajë në mënyrë efektive, për shkelje të rënda të rregullave të qarkullimit dhe vepra të tjera penale.

Gjatë viteve 2020 dhe 2021, ai ka filmuar veten duke ngarë makinën me shpejtësi deri në 220 km/h në autostrada, duke siguruar kështu vetë provat për akuzë. Në prill 2021, ai u përfshi në një garë spontane me një shtetas serb në autostradën A3, ku të dy arritën shpejtësi mbi 200 km/h. Gara përfundoi me ndalimin dhe arrestimin e tyre nga policia në Horgen.

Përveç kësaj, autoritetet gjetën në telefonin e tij katër video me përmbajtje të ndaluar, përfshirë pornografi me fëmijë. Në seancën gjyqësore të mbajtur në Horgen, i akuzuari pranoi fajësinë dhe e justifikoi sjelljen e tij me "ndjenjën e dehjes" që i jepte shpejtësia, duke shtuar se dëshironte të impresiononte shokët me videot e tij.

Ai është shprehur se ka ndryshuar dhe tani drejton makinën me kujdes, pasi ka ndjekur kurse dhe terapi për sjelljen në trafik.

Megjithatë, për dy vjet atij i është hequr leja e drejtimit. Aktualisht punon në biznesin familjar dhe nuk ka precedentë penalë.

Prokurori publik ka kërkuar një dënim me burg të pakushtëzuar prej katër vjetësh, duke argumentuar se sjellja e tij ishte e papërgjegjshme dhe mund të kishte pasur pasoja fatale. "Është vetëm çështje fati që nuk ka pasur të lënduar apo viktima," deklaroi ai, duke e cilësuar sjelljen e të riut si një manifestim të rrezikshëm të arrogancës dhe dëshirës për të impresionuar të tjerët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat