Plagosën me armë shqiptarin në Selanik, një në pranga dhe një në kërkim

Diaspora

Plagosën me armë shqiptarin në Selanik, një në pranga dhe një në kërkim

Më: 19 mars 2025 Në ora: 21:27
Ilustrim

Është zbardhur një ngjarje e përgjakshme e ndodhur 10 ditë më parë jashtë një dyqani në Neapoli të Selanikut, gjatë së cilës është qëlluar me armë zjarri një burrë me origjinë nga Shqipëria, duke u plagosur në bark dhe duke u shtruar në spitalin e qytetit.

Tch raporton se një 26-vjeçar dhe një 40-vjeçar, të dy me origjinë shqiptare dhe me precedentë penalë për grabitje dhe drogë, akuzohen si të përfshirë në ngjarjen, e cila duket se ka lidhje me trafikun e drogës. 40-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Selanik.

Siç u bë e ditur, ai po ndiqet penalisht për nxitje dhe bashkëpunim në tentativë vrasje.

Sipas informacioneve, autor dyshohet se ka qenë një 26-vjeçar, i cili po kërkohet. Viktima, sipas të njëjtave informacione, ka qenë i ulur me një shok jashtë një dyqani, kur është qëlluar me armë zjarri. Pas qëndrimit në spital për 24 orë, ai doli prej andej.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat