Shefi i OKB-së bëri thirrje të enjten për qasje të menjëhershme dhe të pakufizuar humanitare në Mianmar, ku tërmetet shkatërruese të javës së kaluar morën mbi 3,500 jetë dhe lanë miliona njerëz në nevojë urgjente për ndihmë.
Duke folur me gazetarët në selinë e OKB-së në Nju Jork, Sekretari i Përgjithshëm António Guterres paralajmëroi se tërmeti i ka “tejkaluar vuajtjet” e kësaj popullsie : "Myanmari sot është skena e shkatërrimit dhe dëshpërimit të plotë," tha ai.
Ai theksoi se edhe para katastrofës, vendi po përballej me trazira politike, shkelje të të drejtave të njeriut dhe një situatë të përkeqësuar humanitare.
"Ne kemi nevojë për veprim të shpejtë në disa fronte, tani" tha ai duke shtuar se miliona njerëz gjenden në nevojë të dëshpëruar
Sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), më shumë se 17 milionë njerëz janë prekur nga tërmetet, e ditëve të fundit, dhe gati nëntë milionë banorë të Mianmar kanë përjetuar nivelin më të lartë të shkatërrimit.
Mbi 370 persona mbeten të zhdukur, ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur(mbi 5000). Sistemet e telekomunikacionit, energjisë dhe furnizimit me ujë janë shkatërruar(jashtë funksionit) në rajonet më të goditura, duke i lënë të mbijetuarit edhe pa nevojat bazë dhe humanitaret, duke bërë që miliona njerëz të luftojnë për t'i arritur ato çfarë kan humbur..
Qasja në infrastrukuturën rrugore midis Yangon dhe Mianmar qendror kërkon devijime, rrugë të vështira dhe të gjata alternative, duke vonuar dërgesat e ndihmave, ndërsa fluturimet e aeroplanve me ndihma për në Mandalay mbeten të pezulluara.
“Zonat më të goditura mbeten pa energji elektrike dhe ujë, ndërsa telekomunikacioni dhe aksesi në internet janë ndërprerë rëndë, duke i ndërprerë komunitetet e prekura nga shërbimet thelbësore”, tha OCHA në një përditësim të shpejtë.
Ndërkohë, familje të tëra, përfshirë edhe fëmijë, po flenë në ambient të hapur nga frika e pasgoditjeve apo për shkak se shtëpitë e tyre janë shkatërruar, të pabanueshme
Strehëzat e improvizuara(çadrat dhe kampingjet) janë të mbipopulluara dhe nuk kanë siguri dhe privatësi, duke rritur rrezikun e dhunës seksuale dhe me bazë gjinore, paralajmërojnë agjencitë e OKB-së, duke bërë thirrje për masa urgjente për të garantuar sigurinë dhe dinjitetin e grave dhe vajzave.
Julia Rees, Zëvendës Përfaqësuesja e UNICEF-it në Mianmar, përshkruan situatën në disa nga zonat më të prekura si shumë dramatike:
Mbështetja mobilizuese e OKB-së
Z. Guterres njoftoi se ai po dërgon në Mianmar Koordinatorin e Ndihmës Emergjente të OKB-së, Tom Fletcher për të mbikëqyrur operacionet e ndihmës.
"Ai do të jetë në terren nesër," tha z. Guterres, duke shtuar se e dërguara speciale Julie Bishop do të vizitojë Mianmarin në ditët në vijim për të përforcuar angazhimin e OKB-së për paqen dhe dialogun.
OKB-ja ka akorduar gjithashtu 5 milionë dollarë nga Fondi Qendror i Përgjigjes ndaj Emergjencave (CERF) për ndihmë të menjëhershme, ndërsa Zyra e OKB-së për Shërbimet e Projektit (UNOPS) ka akomuluar 12 milionë dollarë për ushqim, strehim, ujë, kanalizime, heqjen e mbeturinave dhe kujdesin shëndetësor.
Megjithatë, këto fonde janë shumë më pak nga ajo që nevojitet
“I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që menjëherë të rrisë fondet e nevojshme jetike për të përputhur shkallën e kësaj krize”, tha zoti Guterres.
Një nga pengesat më të mëdha për përpjekjet e ndihmës është konflikti i vazhdueshëm në Mianmar. Vendi ka qenë në trazira që kur ushtria përmbysi qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike në vitin 2021, duke çuar në dhunë dhe zhvendosje të gjerë në zona të tjera të Mianmar.
Ndërsa ushtria e Mianmarit dhe grupet e armatosura të opozitës kanë njoftuar armëpushime të përkohshme për të lehtësuar dërgimin e ndihmave, zoti Guterres, theksoi se këto duhet të përkthehen në paqe të qëndrueshme.
"Unë bëj thirrje për akses të shpejtë, të sigurt, të qëndrueshëm dhe të papenguar humanitar për të arritur ata që kanë më shumë nevojë në të gjithë vendin," tha ai, duke u bërë thirrje të gjitha palëve që të respektojnë detyrimet e tyre për të mbrojtur civilët.
Rreziqet e musonit
Ndërsa operacionet humanitare rriten, agjencitë e OKB-së kanë paralajmëruar se koha nuk pret pasi vështërsit janë në rritje. Vlerësimet fillestare tregojnë se më shumë se 76 për qind e të anketuarve nuk kanë marrë ende asnjë ndihmë.
Me afrimin e sezonit të musonit, rreziku i shpërthimit të sëmundjeve dhe zhvendosjes së mëtejshme duket i madh.
Kthimi në demokraci
Përtej përpjekjeve të menjëhershme të ndihmës, zoti Guterres bëri thirrje që reagimi ndaj tërmetit të shërbejë si një pikë kthese për Mianmarin.
Ai bëri thirrje që momenti aktual tragjik të bëhet një mundësi për popullin e Mianmarit, duke apeluar për një proces politik që përfshin fundin e dhunës, lirimin e të burgosurve politikë dhe një rrugë drejt demokracisë.
"Ndërsa komunitetet në të gjithë Mianmarin bashkohen në pikëllim, është gjithashtu koha për t'u bashkuar pas një zgjidhjeje politike për t'i dhënë fund konfliktit brutal", tha Sekretari i Përgjithshëm António Guterres i cili paralajmëroi se tërmeti në Mainmar ii ka “tejkaluar vuajtjet” e kësaj popullsie
Mianmar: Arrin në mbi 3.300 numri i të vdekurve nga tërmeti
Tetë ditë pas tërmetit të madh në Mianmar një pjesë e madhe e popullsisë ka nevojë urgjente për ndihma. Por furnizimet duket se shpërndahen në mënyrë të padrejtë nga junta ushtarake.
Tërmeti 7,7 ballë më 28 mars shkaktoi dëme masive dhe shumë viktima në Mianmar
Numri i viktimave është në rritje. Gati një javë pas tërmetit të fuqishëm në Mianmar numri të vdekurve është rritur shumë. Mediet shtetëtore bëjnë fjalë për 3.354 të vdekur dhe 220 të humbur. Gjithashtu 4.850 vetë janë plagosur. Organizatat e ndihmës tërheqin vëmendjen nga rreziku i sëmundjeve të rënda si kolera. Komisariati i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut akuzon juntën ustarake që sundon në vendin juglindor aziatik, se po i kufizon furnizimet me ndihma në komunat, që nuk janë pro regjimit. Ushtria nuk ka reaguar ndaj këtyre akuzave.
Vështirësi me kujdesin shëndetësor
Ndihmat në zonat e prekura nga tërmeti po vështirësohen prej pasojave të luftës civile. Ushtria më 2021 rrëzoi qeverinëe zgjedhur të drejtuar nga nobelistja Aung San Suu Kyi. Gjatë luftës civile që pasoi janë dëbuar dëbuar mbi tre milionë njerëz. Kujdesi shëndetësor edhe përpara tërmetit të 28 marsit ka qenë i vështirë, shumë njerëz tani po rrezikohen nga uria. Sipas OKB-së më shumë se një e treta e popullsisë ka nevojë për ndihma humanitare. Tërmeti i shkallës 7,7 ishte ndër më të rëndët në Mianmar qysh prej një shekulli. Shumë ndërtesa, ndër to edhe spitale, janë shembur, komuna të tëra janë shkatërruar pothuajse tërësisht.
Shumë zona të rrafshuara nga tërmeti po vuajnë nga mungesa e furnizimeve
Shefi i juntës ushtarake, Min Aung Hlaing, udhëtoi një ditë më parë për në samitin rajonal në Bangkok, gjë që shkaktoi protesta të fuqishme në vendin fqinj. Për të lehtësuar ndihmën për katastrofën dhe rindërtimin në Mianmar, junta të mërkurën (2.04.2025) shpalli një armëpushim të përkohshëm. Por sipas të dhënave të OKB-së armëpushimi nuk po respektohet, që nga mesi i javës janë kryer të paktën 16 sulme nga ajri të ushtrisë ndaj objektivave në zona të ndryshme të vendit, ndër to edhe në zonat e prekura nga tërmeti