Vrasja e Vladimir Topjanës në Itali, lihen në burg babë e bir! Shkak i sherrit, dyshohet një pronë në Shqipëri

Diaspora

Vrasja e Vladimir Topjanës në Itali, lihen në burg babë e bir! Shkak i sherrit, dyshohet një pronë në Shqipëri

Më: 10 prill 2025 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Gjykata e Trevisos në Itali ka lënë në burg autorin e vrasjes së Vladimit Topjanës, Rogert Shotën dhe babain e tij Pren Shotën.

Sipas të dhënave, shkak i sherrit mes tyre dyshohet se ka qenë një pronë në Shqipëri, konflikt i cili çoi në fundin tragjik.

Kujtojmë se Rogert Shota vendosi të dorëzohej pasi vrau me dy plumba me armë zjarri 43-vjeçarin Vladimir Topjana në klubin Bar Sporting Milan në Fontanafredda.

Gjatë seancës, 34-vjeçari, i ndihmuar nga avokati mbrojtjës, ka bërë disa deklarata spontane pa treguar motivin e vërtetë.

Babai i 34-vjeçarit,  Pren Shota, doli para gjykatësit i shoqëruar nga policia e burgjeve.

Pas deklarimeve të para para gjyqtarit, 66-vjeçari pretendon se nuk ka qenë i pranishëm gjatë debatit të parë i cili nisi në lokalin në Viale Repubblica në Sacile, ku sipas mediave italiane është shkaktuar për një toke mes dy familjeve në Shqipëri.

Pren Shota, sipas asaj që u tha hetuesve, ishte gati të largohej për të parë ndeshjen mes Romës dhe Juventusit, kur mori një telefonatë nga djali i tij, i cili i shpjegoi se çfarë ndodhi në Sacile.

Fillimisht ata shkuan në të njëjtin lokal, por Topjana, shkoi për të vizituar kunatin e tij që banon pranë një vendi tjetër: Bar Sporting në Via Buonarroti.

Më pas babë e bir, me një Audi të bardhë, më pas u drejtuan për në Fontanafredda për të kërkuar Vladimir Topjanën dhe për të zgjidhur situatën.

Debati u përshkallëzua pak më vonë. Preni, megjithatë, nuk ishte në dijeni se arma e djalit të tij ishte nxjerrë pasi viktima e kishte kafshuar në vesh.

Në këtë moment është gjuajtur dy herë me armë, njëra prej të cilave ka goditur viktimën në kokë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat