Plas sherri mes shqiptarëve në Kretë/ Konflikti nisi mes çiftit, më pas ndërhynë dy familjet, dy të plagosur

Diaspora

Plas sherri mes shqiptarëve në Kretë/ Konflikti nisi mes çiftit, më pas ndërhynë dy familjet, dy të plagosur

Më: 20 prill 2025 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

U desh ndërhyrja e policisë greke për të qetësuar sherrin që shpërtheu në një familje shqiptare në Rethymno të Kretës mbrëmjen e së shtunës.

Sipas burimeve lokale, çdo gjë nisi pas një sherri mes çiftit të familjes dhe në vazhdim gjërat u përkeqësuan prej ndërhyrjes së familjarëve të të dy palëve.

Dy persona u plagosën, njëri prej të cilëve në gjendje më të rëndë, ndërsa tjetri është jashtë rrezikut për jetën.

Katër janë të arrestuarit përfshirë edhe dy të plagosurit, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim policor.

Autoritet thanë se po hetojnë shkaqet e përplasje mes familjeve shqiptare dhe problemet mes çiftit që ishte edhe fillesa e sherrit mes tyre.

Hetimet po kryhen prej Drejtorisë  së Anti krimit të policisë së Rethymos.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat