Publikoi votën në TikTok, procedohet penalisht 46-vjeçari shqiptar në Itali

Diaspora

Publikoi votën në TikTok, procedohet penalisht 46-vjeçari shqiptar në Itali

Më: 7 maj 2025 Në ora: 12:59
Foto ilustrim

Drejtoria Vendore e Policisë në Lezhë ka proceduar penalisht në gjendje të lirë një shtetas 46-vjeçar.

Kjo, pasi publikoi në rrjetet sociale një video që shkel fshehtësinë e votimit.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi R. Z., me banim në Itali, akuzohet për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, pasi në profilin e tij në rrjetin “TikTok” ka shpërndarë një video të regjistruar gjatë momentit që plotësonte fletën e votimit.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ndërsa vijojnë verifikimet për të identifikuar raste të tjera të ngjashme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat