Valton Halimi nga Mitrovica, fitues i një ulëseje në Asamblenë e Gleisdorfit në Austri

Diaspora

Valton Halimi nga Mitrovica, fitues i një ulëseje në Asamblenë e Gleisdorfit në Austri

Më: 21 maj 2025 Në ora: 11:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Valton Halimi nga Mitrovica është ulur si fitimtar në karrigen e asamblesë komunale të qytetit Gleisdorf në Austri.

Urimet nga shqiptarët që jetojnë në Austri, por edhe nga vende të tjera, kanë nisur menjëherë pas lajmit. Përveç miqve, ai ka marrë urime edhe nga politikanë e kolegë të ndryshëm. Siç duket, jo vetëm dëshira dhe angazhimi i tij, por edhe besimi i komunitetit e puna e palodhur u kurorëzuan me sukses: një ulëse në Asamblenë Komunale të Gleisdorfit.

Bëhet fjalë për Valton Halimin, një të ri me origjinë nga Mitrovica, i cili prej kohësh jeton në Austri. Vetëm pak kohë më parë, mediat — veçanërisht ato shqiptare — raportuan se Valtoni ishte në garë për t’u bërë asamblist në një nga komunat austriake. Sot, kjo dëshirë është bërë realitet.

Image
Valton Halimi

Nëse vizitoni profilin e tij në rrjetet sociale, duke kërkuar emrin e tij të plotë, Valton Halimi, do të shihni se ai tashmë figuron zyrtarisht si zyrtar i kësaj komune. Aty mund të lexoni me dhjetëra urime dhe komente pozitive nga njerëz që e mbështesin.

Valtoni e dëshmoi se gëzon mbështetje të madhe nga komuniteti shqiptar atje, por gjithashtu vlerësohet shumë edhe nga qytetarët austriakë. Si mik i ngushtë i shumë politikanëve dhe eurodeputetëve, vendas dhe të huaj, ai pritet të jetë një zë i rëndësishëm për shqiptarët në Austri dhe për Kosovën në përgjithësi.

Ne i urojmë punë të mbarë dhe suksese të mëtejshme. Gëzimi është i dyfishtë për ne, pasi Valtoni është shqiptar dhe vjen nga Mitrovica.

BS

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat