Trump: Të eleminohen kartelet e drogës në Shqipëri dhe krimi i organizuar

Diaspora

Trump: Të eleminohen kartelet e drogës në Shqipëri dhe krimi i organizuar

Nga: Beqir Sina Më: 25 maj 2025 Në ora: 07:12
Donald Trump

Ndihmës Drejtori  ICITAP të Departamentit të Drejtësisë të ShBA, Stephen Fields  ka mberritur në Tiranë me 19 Maj dhe ju ka përcjellë ministrit të Brendshem dhe Altin Dumanit urdhrin e Prokurores së Përgjithshme, Pam Bondi për eleminimin e karteleve të drogës dhe krimit të organizuar, duke e konsideruar me gjuhë diplomatike “prioritet”, tha në një editorial të saj televizioni i Shqiptarve të Amerikës (ALBTVUSA) në Detroit.

Sipas televizionit  të Shqiptarve të Amerikës, Fields, është takuar me ministrin e Brendshëm, por jo me Ramën. Vetëm dy ditë pas mbërritjes së Ndihmës Drejtorit të ICITAP të Departamentit të Drejtësisë të ShBA, Stephen Fields, Antimafia italiane goditi në Shqipëri kartelin e drogës së Rames me emrin e “Pojës”, por aksioni u dekonspirua duke lejuar kokën e kartelit, “Visin e Pojës” të arratiset.

Ndërsa tre ditë pas mbërritjes se Fields në Tiranë, DEA amerikane e luftës kundër narkotikëve dhe pastrimit të parave njoftoi hapjen e zyres së saj në Tiranë.

Njoftimi i Ambasades amerikane:

Ambasada e SHBA në Tiranë mirëpriti Ndihmës Drejtorin e ICITAP të Departamentit të Drejtësisë të ShBA, Stephen Fields, nga 19 deri më 23 maj. Gjatë vizitës së tij, Z. Fields u takua me të Ngarkuarën me Punë Nancy VanHorn, zyrtarë të Ambasadës dhe udhëheqës të institucioneve të zbatimit të ligjit në Shqipëri për të shprehur mirënjohjen për partneritetin e fortë me Shqipërinë. Ai përcolli prioritetet e Prokurorit të Përgjithshëm të ShBA për të eliminuar kartelet, krimin e organizuar ndërkombëtar dhe emigracionin e paligjshëm. Ndihmës Drejtori Fields zhvilloi takime me Ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, Kreun e SPAK Altin Dumani, Drejtorin e Përgjithshëm së Policisë së Shtetit Ilir Proda, Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Florian Sulejmani, Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Klevis Qose dhe të tjerë. Përveç kësaj, 340,000 dollarë në pajisje amerikane u transferuan në burgjet shqiptare përmes ICITAP dhe Byrosë kundër Terrorizmit dhe INL të Departamentit të Shtetit. Vizita përfundoi me prezantimin e Çmimit të Ekselencës dhe akreditimin e parë ndërkombëtar IADLEST për Akademinë e Sigurisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat