Bosët e mafias shqiptare mbeten në qeli, Kasacioni në Itali: Elvis Demçe do të vuajë 15 vite

Diaspora

Bosët e mafias shqiptare mbeten në qeli, Kasacioni në Itali: Elvis Demçe do të vuajë 15 vite

Më: 28 maj 2025 Në ora: 20:46
Elvis Demçe

Elvis Demçe do të vuajë 15 vjet burg, ndërsa Ermal Arapaj u dënua me 10 vjet burg. Ata akuzohen për trafik droge.

Elvis Demçe, i cilësuar si ‘Zoti i drogës’ ishte dënuar me 18 vite burg me procedurë të shkurtuar në Itali, pas akuzave për trafik droge. Ndërsa Ermal Arapaj, një tjetër personazh i botës së krimit ishte dënuar me 16 vjet.

Dy krerët e organizatave rivale që po luftonin për territoret e trafikut të drogës mes Romës, Acilia dhe Velletri, shpesh nën kërcënimin e armëve dhe pritave. Gjykata e Kasacionit ka ulur me 3 vite dënimin e Elvis Demçes, ndërsa Ermal Arapaj ka përfituar 6 vite ulje.

Demçe, i cili është përfolur për lidhje të tij me grupin famëkeq italian Camorra, e kishte etiketuar veten: “Unë jam Zoti”.

Arapaj, i njohur si ‘Ufo’, bos i një bande rivale dhe dikur mik i Demçes, duke përfituar nga periudhat e burgimit të këtij të fundit, tentoi t’i vidhte territoret e trafikut të drogës.

Një përplasje e dëshmuar nga ngjarje të ndryshme lajmesh duke përfshirë: pritën e Ermalit nga bashkëpunëtorët e Demçes në korrik 2020 dhe zjarrin në një vile në Arapaj në Velletri më 5 shtator të vitit të kaluar.

Hetimet për të dy shqiptarët u kryen nga prokurori Mario Palazzi dhe Francesco Cascini, ky i fundit ishte në shënjestër të Demçes që kishte vendosur ta vriste. Por veprimet hetimore vijuan dhe të dy përfunduan në pranga.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat