Seanca dëgjimore e Kongresit mbi kërcënimet në rritje ndaj NATO-s dhe stabilitetit të Ballkanit

Diaspora

Seanca dëgjimore e Kongresit mbi kërcënimet në rritje ndaj NATO-s dhe stabilitetit të Ballkanit

Nga: Beqir Sina Më: 4 qershor 2025 Në ora: 22:10
Pamje nga seanca

Uashington, D.C. – Sot, Nënkomiteti për Evropën i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, i kryesuar nga Kongresmeni Keith Self (TX-03), mbajti një seancë  dëgjimore të titulluar "Vlerësimi i Sfidave me të cilat përballet NATO", duke u përqendruar në rrezikun e kërcënimeve të vazhdueshme ndaj Aleancës Veri/Atlantike dhe stabilitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Kryetari i këtij komiteti zoti Self hapi seancën dëgjimore me një theks të fortë në rëndësinë e sigurisë së Kosovës, përparimin demokratik dhe urgjencën e rrezikut të ndikimit të rus dhe kinez në rajon. Ai gjithashtu theksoi shqetësimet në rritje mbi aktivitetet destabilizuese që burojnë nga Serbia dhe Republika Srpska, të dyja të cilat kanë tërhequr vëmendje të shtuar nga zyrtarët e SHBA-së dhe NATO-s.

Gjatë dëshmisë, Admirali i Pensionuar Mark Montgomery dha një vlerësim të fortë për tu pasur në konsiderat thuhet në dekleratën për shtyp nga Nënkomiteti për Evropën i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve:

"Serbia dhe Republika Srpska janë të dyja aktorë më të këqij që vënë në rrezik stabilitetin e Ballkanit." tha Montgomery 

Dëshmitarë të tjerë të kësaj seance dëgjimore në kongres mbi kërcënimet në rritje ndaj NATO-s dhe stabilitetit të Ballkanit përfshinin ekspertë të tillë si Dr. Nile Gardiner dhe Ambasadoren Julianne Smith, të cilët duke ofruar njohuri mbi rëndësinë strategjike të Ballkanit për kohezionin dhe sigurinë afatgjatë të NATO-s, ngritën vemendjen e rrezikut mbi kërcënimet në rritje ndaj NATO-s dhe stabilitetit të Ballkanit perendimor.

Në Seancan dëgjimore të Kongresit  mbajtur sot nga Nënkomiteti për Evropën i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, i kryesuar nga Kongresmeni Keith Self (TX-03), morën pjesë dhe Shqiptarët Për Amerikën (AFA).

Sipas një njoftimi të tyre nga Washingtoni thuhet se ata kishin përfaqësues të pranishëm në seancën dëgjimore, të cilët  vazhdojnë të avokojnë për një angazhim më të madh të SHBA-së në mbështetje të lirisë, vlerave demokratike dhe sundimit të ligjit në të gjithë Ballkanin. 

Në njoftim thuhet se AFA njeh vlerën e udhëheqësve të përkushtuar të Kongresit si Kryetari Keith Self, të cilët po e ngrenë lart çështjen e Kosovës dhe çështjeve më të gjera rajonale në një kohë kur vëmendja globale është urgjentisht e nevojshme.

"Ne përgëzojmë fokusin e sotëm në Ballkanin Perëndimor dhe mbështesim të gjitha përpjekjet që promovojnë paqen, parandalimin dhe partneritetet e qëndrueshme", tha një zëdhënës i Shqiptarëve Për Amerikën.

Në dritën e kërcënimeve në rritje të identifikuara në seancën dëgjimore, Shqiptarët Për Amerikën u kërkojnë Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të NATO-s të përshpejtojnë përpjekjet drejt integrimit të plotë të Kosovës në Aleancë. Si një partner i palëkundur i përkushtuar ndaj vlerave euroatlantike, përfshirja e Kosovës do të forconte krahun juglindor të NATO-s dhe do të përforconte sigurinë rajonale afatgjatë, thuhet në njoftimin e organizatës lobiste Shqiptarët Për Amerikën(AFA).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat