Vrasja e Anila Ruçit në Itali/ Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm për Osman Bylykun, ja sa vite i dha gjykata shqiptarit

Diaspora

Vrasja e Anila Ruçit në Itali/ Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm për Osman Bylykun, ja sa vite i dha gjykata shqiptarit

Më: 10 qershor 2025 Në ora: 19:52
Osman Bylyku, Anila Ruçi

32-vjeçari, Osman Bylyku është dënuar me 22 vjet e 6 muaj burg për vrasjen e 38-vjeçares shqiptar, Anila Ruçi. Vrasja u regjistrua më 19 prill të vitit 2023 në Scaldasole (Pavia), në Lomellina.

Gjykata e Krimeve të Rënda e Pavias, e kryesuar nga Elena Stoppini, dha sot dënimin kundër Bylykut. Ai bashkëjetonte me viktimën.

Prokurorja, Diletta Balduzzi kishte kërkuar burgim të përjetshëm për të pandehurin, por dënimi ishte më i lehtë sepse Gjykata përjashtoi rrethanën rënduese të bashkëjetesës së zakonshme. Më 19 prill, dy vjet më parë, Anila Ruçi u gjet pa jetë brenda shtëpisë së saj.

Vdekja siç e përcaktoi më vonë autopsia, ishte shkaktuar nga plagët e shkaktuara nga thikë. Bylyku u gjet në rrugën përpara shtëpisë me disa plagë që, sipas prokurorisë, ia kishte shkaktuar vetes në përpjekje për të fshehur krimin që kishte kryer.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat