Tragjedi në Montreal: Nëna 34-vjeçare nga Deçani dhe djali i saj 3-vjeçar humbin jetën në pishinë

Diaspora

Tragjedi në Montreal: Nëna 34-vjeçare nga Deçani dhe djali i saj 3-vjeçar humbin jetën në pishinë

Më: 12 qershor 2025 Në ora: 20:23 Përditësuar në ora: 20:36 më 12.06.2025
Viktimat

E dhimbshme: Këta janë nënë e bir që dyshohet se u mbytën në pishinë

Një ngjarje tragjike ka tronditur sot komunën e Deçanit, ku nënë e bir dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes në një pishinë. Viktimat janë Elzina Halit Ramosaj dhe djali i saj i mitur, Eloni.

Lajmin e hidhur e ka bërë publik kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur dhimbjen dhe tronditjen për humbjen e dy jetëve të reja.

“Na e keni vrarë zemrën sot! Lagjës sonë ka me i mungu buzëqeshja e mirësia jote, Elzina Halit Ramosaj, dhe birit tënd, Elonit!”, ka shkruar Ramosaj.

Image

Detajet e ngjarjes ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet, por dyshohet se vdekja e tyre ka ndodhur në një pishinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat