Vdes në një aksident në Francë, të shtunën varroset mërgimtari nga Vushtrria

Diaspora

Vdes në një aksident në Francë, të shtunën varroset mërgimtari nga Vushtrria

Më: 26 qershor 2025 Në ora: 21:21
Valmir Beqiri

Valmir Beqiri nga fshati Duboc i Vushtrrisë humbi jetën në një aksident tragjik në Francë para disa ditësh.

Familjarët kanë bërë me dije se ceremonia e varrimit do të mbahet të shtunën, më 28 qershor, në fshatin e tij të lindjes.

Ngjarja mortore është caktuar të nisë në orën 14:00 dhe pritet të jetë një moment nderimi për kujtimin e tij.

Në njoftimin e familjes thuhet: “Allahu e mëshiroftë shpirtin e tij. Të pikëlluar familja Beqiri”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat