Angli/ Prangosen 3 “skifterët” shqiptarë dhe britanikia, zbulohen grabitjet me vlerë 1 milion paund

Diaspora

Angli/ Prangosen 3 “skifterët” shqiptarë dhe britanikia, zbulohen grabitjet me vlerë 1 milion paund

Më: 4 korrik 2025 Në ora: 18:26
Arrestimi

Policia ka arrestuar katër persona në Midlands pas një vale vjedhjesh me vlerë të lartë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Ekipet nga Cheshire, Staffordshire, Derbyshire dhe Nottinghamshire ekzekutuan urdhër-arreste të shumta në adresa në Walsall, Sutton Coldfield dhe Birmingham. Tre shqiptarë dhe një grua 33-vjeçare britanike u arrestuan, ndërsa u sekuestruan edhe një disa orë  dhe çanta me vlerë të lartë.

Sipas medias britanike, të katër të dyshuarit u arrestuan me dyshimin për vjedhje me forcë dhe u dërguan në paraburgim.

Policia kreu arrestimet si pjesë e një hetimi për 37 vjedhje me dhunë të objekteve me vlerë të lartë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar midis tetorit 2024 dhe marsit 2025.

Të gjitha vjedhjet përfshinin vlera totale më shumë se 1 milion paund.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat