Osmani nderon Ramazan Bekteshin me Medalje Presidenciale – veprimtari falënderon me mesazh prekës

Diaspora

Osmani nderon Ramazan Bekteshin me Medalje Presidenciale – veprimtari falënderon me mesazh prekës

Nga: A.M. Më: 13 korrik 2025 Në ora: 10:58
Ramazan Bekteshi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në qëndrimin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka takuar mërgatën shqiptaro-amerikane.

Osmani i ka ndarë medalje presidenciale diasporës amerikane për mërgimtarët që kontribuan për liri të Kosovës.

Një nga medaljet presidenciale, Osmani e ndau për veprimtarin shqiptaro-amerikan, Ramazan Bekteshin.

Ky i fundit, reagoi përmes një postimi në Facebook dhe falënderoi Osmanin për vlerësimin, përcjell “Bota sot”.

"Mundimi për Dardaninë tonë është një krenari që nuk ka çmim!", shkroi ai.

Shkrimi i plotë

Presidentja e Kosovës nderon me Medalje Presidenciale veprimtarët shqiptaro-amerikanë në Nju Jork, si vlerësim për kontributin e tyre:

Për kontributin e çmuar në organizimin e diasporës shqiptare në SHBA, sensibilizimin e opinionit amerikan dhe promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare gjatë viteve 90-ta, Presidentja Osmani ndan urdhërin "Hasan Prishtina" z. Ramazan Bekteshi.

Faleminderit, Presidente! Mundimi për Dardaninë tonë është një krenari që nuk ka çmim!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat