Trumpi nënshkroi urdhrin ekzekutiv “Përfundimi i Vagrancës dhe Rivendosja e Rendit”, pastrim e qyteteve nga të pastrehet

Diaspora

Trumpi nënshkroi urdhrin ekzekutiv “Përfundimi i Vagrancës dhe Rivendosja e Rendit”, pastrim e qyteteve nga të pastrehet

Nga: Beqir SINA - New York Më: 25 korrik 2025 Në ora: 19:55
Donald Trump

Disa e mbështesin si zgjidhje për sigurinë dhe të tjerë si vet të pastrehet e konsiderojnë shtypëse dhe shkelje e të drejtave të njeriut.

WASHINGTON D.C.: Më 24 korrik 2025, Presidenti Donald Trump nënshkroi urdhrin ekzekutiv “Përfundimi i Vagrancës dhe Rivendosja e Rendit”,  urdhër i cili synon të lehtësojë largimin e personave të pastrehë nga rrugët e qyteteve amerikane dhe drejtimin e tyre në qendra trajtimi dhe rehabilitimi. 

Urdhri i zotit Trump udhëzon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi të përmbysë precedentët gjyqësorë dhe të anulojë dekretet që kufizojnë aftësinë e qeverive lokale dhe shtetërore për të zhvendosur personat e pastrehë që konsiderohen rrezik për veten ose të tjerët. Po ashtu, ai ridrejton fondet federale për të mbështetur transferimin e këtyre individëve në institucione afatgjata për trajtim human, me fokus te varësia nga droga dhe çrregullimet e shëndetit mendor.

Urdhri ndalon financimin e programeve të reduktimit të dëmit, si qendrat e injektimit të drogës, dhe përcakton që shkelësit e dënuar seksualë që marrin ndihmë për të pastrehët të mos strehohen me fëmijë, duke lejuar programe të veçanta për gratë dhe fëmijët. 

Sipas të dhënave, në vitin 2024, mbi 771,800 persona ishin të pastrehë në SHBA, një rritje prej 18% nga viti 2023, ku shumica vuajnë nga varësia ose çrregullime mendore.

Ky urdhër pason veprime të mëparshme të presidentit Trum, si pastrimi i kampingjeve të të pastrehëve në Washington, D.C. në mars 2025 dhe krijimi i Qendrës Kombëtare për Pavarësinë e Luftëtarëve për veteranët e pastrehë në maj 2025. 

Urdhri i presidentit kërkon gjithashtu bashkëpunim mes Prokurores së Përgjithshme Pam Bondi, Sekretarit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore Robert F. Kennedy Jr., Sekretarit të Strehimit dhe Zhvillimit Urban Scott Turner dhe Sekretarit të Transportit Sean Duffy për të prioritizuar grantet federale për qytetet dhe shtetet që zbatojnë ndalime për përdorimin e hapur të drogës, kampingun urban dhe përvetësimin e pronave publike.

Postimet në rrjetet sociale pasqyrojnë ndarje opinionesh, me disa që e mbështesin si zgjidhje për sigurinë dhe të tjerë që e konsiderojnë shtypëse.

S.p.sh.  të ashuquajturit udhëheqësit e këtyre grupeve pra të atyre njerëzve që flenë rrugëve, në Nju Jork,  kan paralajmëruar protesta , me shkas se po shkelen nga presidenti të drejtat e njeriut, duke ju kufizuar atyre lirinë e zgjedhur prej tyre.

Ndërsa ata të National Homelessness Law Center dhe ACLU, argumentojnë se urdhri kriminalizon të pastrehët, nuk adreson shkaqet rrënjësore si mungesa e strehimit të përballueshëm dhe mund të përkeqësojë krizën duke shkelur të drejtat e individëveqë e zgjedhin vet mënyrën e jetës. 

Në anën tjetër, mbështetësit, e këtij urdhri të presidentit Trump, si Cicero Institute, e shohin si një hap për të përmirësuar sigurinë publike dhe për të zëvendësuar politikat e dështuara si “Housing First”. 

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se Trumpi po “përmbush angazhimin e tij për ta bërë Amerikën të sigurt përsëri”, sipas Newsmax. Trump është zotuar më parë të pastrojë qytetet amerikane, veçanërisht Washington, D.C., duke premtuar një kryeqytet “pa krime, më të pastër dhe më të sigurt se kurrë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat