Tjetër aksident në Greqi/ Ndërron jetë 20-vjeçari shqiptar, drejtuesi i mitur në gjendje të rëndë

Diaspora

Tjetër aksident në Greqi/ Ndërron jetë 20-vjeçari shqiptar, drejtuesi i mitur në gjendje të rëndë

Më: 19 gusht 2025 Në ora: 20:20
Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në ishullin grek Naxos.

Sipas mediave greke, dy të rinj shqiptarë, 17 dhe 20 vjeç udhëtonin me një motoçikletë, kur në rrethana ende të paqarta, drejtuesi i mjetit humbi kontrollin.

Motoçikleta u përplas me forcë në një trung peme, duke rezultuar me vdekjen e pasagjerit 20-vjeçar dhe plagosjen e rëndë të drejtuesit 17-vjeçar.

I plagosuri ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia  po heton shkaqet e sakta të aksidentit, pa pasur deri më tani asnjë provë që të tregojë nëse drejtuesi i mjetit ka qenë nën ndikimin e alkoolit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat