“Fëmijët ishin mbi trupin e pajetë të nënës”: Çfarë tha policia për krimin në Greqi

Diaspora

“Fëmijët ishin mbi trupin e pajetë të nënës”: Çfarë tha policia për krimin në Greqi

Më: 22 gusht 2025 Në ora: 19:16
Panteli Nikoleci, Marjeta Nikoleci

Komuniteti lokal i Volosit është i tronditur nga vrasja brutale e një gruaje 36-vjeçare nga bashkëshorti i saj 40-vjeçar mëngjesin e 22 gushtit.

Sipas informacioneve, pak para orës 11:00, vajza e çiftit telefonoi Qendrën e Reagimit ndaj Emergjencave duke kërkuar ndihmë dhe duke thënë se babai i saj e kishte plagosur me mjet prerës nënën e saj në apartamentin e familjes në rrugën Konstanta.

Oficerët e policisë që nxituan në vendngjarje gjetën trupin e pajetë të gruas në hyrje të pallatit, me lëndime në qafë dhe brinjë.

Pranë saj ishin tre nga katër fëmijët, dy vajza të moshës 16 dhe 6 vjeç dhe një djalë 13 vjeç. Sipas dëshmive të tyre, prindërit kishin debatuar intensivisht që nga mëngjesi.

Kur 36-vjeçarja vendosi të largohej nga shtëpia, burri i saj e ndoqi i pajisur me mjetin prerës. Ai e arriti në hyrje të pallatit dhe e goditi disa herë.

Gruaja, nënë e katër fëmijëve të moshës 18, 16, 13 dhe 6 vjeç, ra e vdekur vetëm pak metra larg derës së shtëpisë së saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat