Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, viziton shkollën shqipe në St. Gallen

Diaspora

Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, viziton shkollën shqipe në St. Gallen

Nga: Dashnim Hebibi Më: 27 gusht 2025 Në ora: 21:52
Pamje nga vizita

Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, sot dha frymëzim dhe mbështetje edhe për Shkollën Plotësuese Shqipe në St. Gallen. Me këtë rast, ai u shpreh për sam24.info se “Kishim kënaqësinë e veçantë që me rastin e hapjes së klasës së re të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në St. Gallen realizuam një vizitë, gjatë së cilës shpërndamë tekstet e nevojshme për zhvillimin e mësimit.

Gjatë kësaj vizite patëm rastin të takojmë mësuesen, znj. Afërdita Canaj Maliqi, si dhe disa nga prindërit e nxënësve, të cilët shprehën mbështetjen dhe përkushtimin e tyre për këtë nismë të rëndësishme.

Përmes këtyre klasave, fëmijët tanë do të kenë mundësi të mësojnë dhe të ruajnë gjuhën, kulturën dhe identitetin tonë kombëtar.”

Kjo vizitë dhe ky angazhim janë një dëshmi e rëndësisë që institucioni shtetëror i Republikës së Kosovës në Zvicër i kushton edukimit dhe ruajtjes së identitetit kombëtar tek gjeneratat e reja të diasporës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat