Ktheu apartamentin në bazë të trafikimit të kokainës, arrestohet 33-vjeçari shqiptar në Itali

Diaspora

Ktheu apartamentin në bazë të trafikimit të kokainës, arrestohet 33-vjeçari shqiptar në Itali

Më: 14 shtator 2025 Në ora: 19:37
Ilustrim

Autoritetet policore në Milano, Itali, kanë arrestuar një të ri shqiptar, që dyshohet se është i përfshirë në rrjetin e shpërndarjes së kokainës.

Aksioni është finalizuar dy ditë më parë dhe sot u konfirmua arrestimi i një 33-vjeçari shqiptar në Trezzano sul Naviglio.

Oficerët e Ekipit Hetimor të Stacionit të Policisë Lorenteggio, gjatë një operacioni të synuar për të luftuar trafikimin e drogës, identifikuan një apartament si bazë të mundshme për posedim dhe trafikim droge.

Mediat përtej Adriatikut raportojnë se oficerët panë 33-vjeçarin që me sa duket duke pritur dikë jashtë një ndërtese në Via Verdi, dhe e gjetën atë në posedim të një palë çelësash për një apartament brenda ndërtesës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat