Theu arrestin e shtëpisë që kishte vendosur gjykata, shqiptari kapet rastësisht rrugëve të qytetit dhe rikthehet në qeli

Diaspora

Theu arrestin e shtëpisë që kishte vendosur gjykata, shqiptari kapet rastësisht rrugëve të qytetit dhe rikthehet në qeli

Më: 16 shtator 2025 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

Policia e Xhenovës në Itali ka zhvilluar një operacion kundër grupeve të shpërndarjes së drogës në qytet, teksa mes të arrestuarve është edhe një 41-vjeçar shqiptar që u kap rastësisht teksa kishte thyer masën e arrestit.

Në aksion u përfshinë patrulla të përbashkëta dhe njësi qensh dhe Guardia di Finanza dhe u sekuestrua një sasi e vogël droge.

Në orën 20:35 të mbrëmjes së djeshme, një patrullë e përbashkët polici-ushtri kontrolloi një 41-vjeçar shqiptar, i cili ishte vendosur nën një urdhër paraburgimi pas revokimit të masës në liri me kusht. Ai u arrestua dhe u dërgua në Burgun e Marassit, ku po mbahet nga autoritetet gjyqësore.

I nënshtruar tashmë një detyrimi për të qëndruar në banesë dhe për t’u paraqitur në gjykatë, ai u izolua në pritje të vendimit të gjykatës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat