“E doja, por e meritoi!” – Goditi bashkëshorten 14 herë me thikë, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Greqi

Diaspora

“E doja, por e meritoi!” – Goditi bashkëshorten 14 herë me thikë, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Greqi

Më: 16 tetor 2025 Në ora: 19:37
Viktima, Enkelejda Danaj, dhe autori i vrasjes, Eduard Danaj

Gjykata e Athinës ka dënuar me burgim të përjetshëm 52-vjeçarin shqiptar, Eduard Danaj, i cili u shpall fajtor për vrasjen e bashkëshortes së tij, Enkelejda Danaj, ngjarje e ndodhur më 16 maj 2024 në kryeqytetin grek.

Përveç burgimit të përjetshëm, ai u dënuar edhe me 5 vite burg për posedim dhe përdorim të paligjshëm të armëve, si dhe me një gjobë prej 5,000 eurosh.

Gjatë leximit të vendimit unanim, kryetari i gjykatës theksoi: “Vrasja është një akt i pranuar nga i pandehuri dhe është kryer me një dhunë dhe egërsi të veçantë. Thika ishte ngulur në barkun e viktimës.”

Ai shtoi se i pandehuri është një person i dhunshëm dhe i papërgjegjshëm, aq sa nuk mund të mbante mend as datat e lindjes së fëmijëve të tij, një fakt që është i papranueshëm.

Gjykata konfirmoi gjithashtu se vrasja ishte parapërgatitur, pasi i pandehuri kishte veshur kapelë, kishte marrë taksi dhe ishte futur në një hotel pas krimit. Kur u arrestua, i tha policit: “E meritoi.”

Motivacioni ishte xhelozia ekstreme dhe urrejtja, theksoi kryetari i gjykatës, duke refuzuar kërkesat e pandehurit për ndryshimin e akuzave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat