Koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal droge në Durrës, ekstradohet nga Milano shqiptari

Diaspora

Koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal droge në Durrës, ekstradohet nga Milano shqiptari

Më: 30 tetor 2025 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Ekstradohet nga Milano një shqiptar. Bëhet fjalë për shtetasin Erind Lasku.

NJOFTIMI I POLICISE

Vijon bashkëpunimi i ngushtë me partnerët, në kuadër të operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”.

Ekstradohet nga Milano, shtetasi që koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, të fituara nga trafikimi i lëndëve narkotike.

Si rezultat i partneritetit shumë të ngushtë të specialistëve të Drejtorisë së Interpolit me ata të Interpol Romës, gjatë kësaj faze të operacionit “The Wanted”, u finalizua procedura e ekstradimit nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit E. L..

Ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse GjKKO-ja, në muajin prill, 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat